“Di që më ka vdekur gruaja dhe vëllai, por nuk i kam vrarë unë”, dëshmia e Xhevat Sinanit për policinë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 28.01.2023, 11:02

Xhevat Sinani, i cili vrau gruan dhe vëllanë e tij me sëpatë në mënyrë makabre, nuk mban mend asnjë detaj nga krimi i dyfishtë në Gramsh. Pas arrestimit, ai u pyet nga hetuesit, por 80-vjeçari deklaroi në mënyrë të qetë se i kishin vdekur dy të afërmit, teksa mohoi se i kishte vrarë ata.

“Më ka vdekur vëllai dhe gruaja. Di që kanë vdekur, por se di s’mbaj mend gjë. S’i kam vrarë”, mësohet të jetë shprehur i moshuari. Xhevat Sinani vrau gruan e tij, Zegjinenë, 72 vjeç, brenda banesës së tyre dhe më pas Shaqirin të vëllanë, po 72 vjeç. Pas krimit, ai ka shkuar tek disa të afërm të tjerë në fshat afër Tervolit dhe u ka rrëfyer vrasjet.

80-vjeçari qëlloi fillimisht gruan e tij brenda banesës dhe me një tjetër sëpatë ndoqi të vëllanë në vreshtat e rrushit dhe e masakroi për vdekje. Më pas ai u arratis, për t’u kapur pas disa orësh nga policia. Dyshimet e para janë se autori vuan nga probleme mendore, teksa rrethanat që e çuan në këtë krim janë ende të paqarta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit