Xheni është e fiksuar pas ngrënies së dyshekëve! I ha shtratin mamasë së saj

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.01.2023, 09:55

Thonë se të gjithë jemi të varur nga diçka, por ndoshta nuk do ju shkonte mendja të hanit dyshekë.

Ka kaq shumë gjëra nga të cilat mund të bëhesh i varur në këtë botë dhe gjëra të reja nga të cilat njerëzit mund të tërhiqen.

Këto ditë më shumë njerëz po kërkojnë ndihmë për të larguar varësinë nga video-loja popullore Minecraft sesa për të pirë kokainë.

Megjithatë, ka edhe disa varësi më të çuditshme, siç është kjo grua e fiksuar pas ngrënies së dyshekëve.

Jennifer u shfaq në emisionin TLC My Strange Addiction, ku ajo shpjegoi se ajo hante dyshekë, rreth një metër katror në ditë dhe vazhdoi më pas të hante dyshekun e nënës së saj pasi e kishte pastruar të gjithë.

Ajo tha: “Më pëlqen dysheku im i thjeshtë dhe i drejtë, pa majonezë, gjalpë. Efektet anësore të ngrënies së dyshekëve janë gazrat. Ai hyn në trupin tim dhe largohet nga trupi im, hyn në sistemin tim tretës dhe del jashtë."

Jennifer shpjegoi se për herë të parë e zhvilloi si fiksim ngrënien e dyshekëve kur ishte vetëm pesë vjeç dhe filloi të hante sfungjerin nga sedilja e saj në makinën e familjes.

Ajo nuk ka vuajtur probleme shëndetësore prej saj, pavarësisht se varësia ndaj ngrënies së dyshekëve mbartte rrezikun e dëmtimit të mëlçisë ose bllokimit të zorrëve që mund të çonte në vdekje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit