Serbët rihapin konfliktin?/ Sulmohet me armë zjarri automjeti i Policisë së Kosovës në Zveqan

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 27.01.2023, 20:20

Një automjet i Policisë së Kosovës është qëlluar me armë zjarri mesditën e kësaj të premte. Ngjarja ka ndodhur në segmentin rrugor Banjskë – Izvor, të komunës së Zveqanit. Efektivët e policisë gjatë sulmit kanë qenë në patrullim dhe orarin zyrtar të punës.

Fatmirësisht nuk raportohet të ketë policë të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në mjetin zyrtar. Plumbi ka prekur xhamin e automjetit nga ana e shoferit. Nga vëzhgimi i vendit të ngjarjes është identifikuar një makinë e braktisur, tip opel, në një rrugë malore në distance prej rreth 250 metra largësi.

Po ashtu në afërsi të automjetit të dyshuar janë vënë re edhe gjurmët e personave të dyshuar të cilët kanë ikur në drejtim të paditur. Dyshohet se sulmi është shkaktuar nga qytetarët serb të Mitrovicës së Veriut, pas konfliktit të shkaktuar disa javë më parë. Serbët u detyruan të tërhiqen nga bllokimi i rrugëve me urdhër nga Beogradi.

Duket se 'inati' i tyre nuk ka të ndalur, duke vijuar kërcënimet me armë ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës. E megjithatë pritet që në vijim të zbardhet e plotë ngjarja dhe të identifikohen autorët, si dhe të mësohet arsyeja e këtij sulmi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit