“Dua ilaçe nga Izraeli, kam lexuar shumë libra për sëmundjen time”, Denaro i izoluar mes frikës se do të vdesë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 27.01.2023, 13:03

Vetëm sëmundja arriti ta çonte Matteo Messina Denaron në duart e policisë italiane, teksa para disa ditësh ai ra në prangat, teksa u kap duke u trajtuar në një klinikë private. Tashmë, i izoluar në burgun e sigurisë maksimale Le Costarelle, në provincën e L’Aquila, ai është në dorën e mjekëve italianë për të trajtuar sëmundjen e tij të rëndë.

Mendimi i vdekjes thuhet se i qëndron atij gjithë kohës në mendje dhe mediat italiane raportojnë se ai ndihet shumë i pambrojtur dhe i dobët. I izoluar në regjimin e rreptë 41bis, raportohet se mjekët po ndjekin të gjitha procedurat e nevojshme dhe më moderne për trajtimin e rasteve të ngjashme me sëmundjen e Denaros.

Profesori Luciano Mutti është udhëheqësi i stafit mjekësor, që po merren me rastin e bosit të mafies. Ky i fundit është shprehur se gjatë komunikimit me pacientin e tij “VIP”, Denaro i ka thënë: “Kam lexuar qindra libra për kancerin tim, më trajto mirë. Më kuroni me barna speciale që mund t’i gjeni vetëm në Izrael”.

Messina Denaro kishte vetëm disa probleme gastrointestinale, pas kimioterapisë së parë të kryer në operacionin “ad-hoc”, pranë qelisë së tij. Për mjekët dhe personelin e burgjeve, të vetmit me të cilët lejohet të flasë për regjimin 41bis, ai “rrëfen” se shqetësimet e tij lidhen me trajtimin e kancerit të zorrës së trashë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit