E tmerrshme: Profesori i shkollës së mesme në Gjakovë denoncohet për ngacmim seksual ndaj nxënëses 17-vjeçare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.01.2023, 21:24

Nuk janë të rralla rastet kur nxënëset kosovare ngacmohen e sulmohen seksualisht nga mësimdhënësit e tyre. E një rast i tillë është raportuar në komunën e Gjakovës, ku një mësimdhënës i shkollës të mesme Ekonomike “Kadri Kusari” dyshohet ta ketë ngacmuar seksualisht nxënësen e tij.

Burimet bëjnë të ditur se mësimdhënësi I.M. para rreth një jave dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të mitur.

17-vjeçarja e ka denoncuar rastin në Policinë e Kosovës, e cila në prani të prindit ka dhënë deklaratën në lidhje me rastin. E mitura ka deklaruar që profesori e ka ngacmuar seksualisht në vazhdimësi dhe këto veprime janë përsëritur herë pas here.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore janë aktivizuar dhe kanë ftuar të dyshuarin të paraqitet në stacion për intervistim lidhur me veprën për të cilën ngarkohet ku i dyshuari është vetëparaqitur në Polici.

Burimet e sinjalit bëjnë të ditur se prokurori ka urdhëruar që mësimdhënësi të hetohet në liri për t’u hetuar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është inicuar rasti si “Ngacmim seksual”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit