Flori Mumajesi është një nga kantautorët më të suksesshëm të vendit, pasi ka krijuar këngë që vazhdojnë të mbeten ende në memorien e njerëzve, nga ato më ritmike e deri tek baladat e ndjera.
Rreth një muaj më parë Flori dhe moderatorja e njohur, Liberta Spahiu me anë të postimeve të tyre në Instagram, na lanë të kuptojmë se janë në një lidhje dashurie. Por një postim i fundit në Instastory që Flori ka bërë na konfuzoi.
Këngëtari ka postuar një video, ku ka bashkuar tentativën e puthjes Luizit dhe Kiarës me një nga puthjet më të famshme të tij në skenë me këngëtaren e njohur, Soni Malaj, disa vite më parë.
Puthja ka ndodhur pas performancës së bashkëpunimit të tyre muzikor mjaft të suksesshëm, “Fluturimi 3470” në vitin 2007, kohë kur Flori dhe Soni Malaj kanë pasur një histori dashurie.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Djali tek Sheshi Skënderbej
I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
Qytetari nga Kavaja
Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
I riu zemërgjerë
Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
Djali që ndihmoi të moshuarin
Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
Greis dhe Rakel
Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.