10 mijë lekë në muaj/ Ministria e Arsimit nuk i jep prej 4 muajsh bursën studentëve

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 26.01.2023, 19:26

Evis Kushi duket se e ka mendjen te nisja e fushatës elektorale për të mbledhur vota në qarkun e saj të Elbasanit, e jo te puna e saj shtetërore. Zonja në fjalë punon si titullare e Ministrisë së Arsimit, por që vetëm për arsimin nuk mendon. Studentët prej afro 4 muajsh nuk kanë marrë bursën që kanë arritur të fitojnë me shumë meritë.

Kjo pagesë është vetëm 10 mijë lekë në muaj, por që ministria nuk ka kaluar në llogaritë e tyre ende bonusin. Një pagesë qesharake për studentët ekselentë, por që i ndihmon të heqin disa shpenzime. Teksa shkojnë të pyesin se kur do t'u kalojë pagesa, sudentëve u thuhet e njëjta fjali: 'Kismet këtë javë'!

Sipas aktivistëve të shoqërisë civile, ky është viti i pestë që me studentët luhet në këtë mënyrë. Bursat nuk jepen prej muajsh duke detyruar studentët të qendrojnë në dyert e institucioneve arsimore.

Mos vlerësimi i mjaftueshëm i studentëve bën që këta të fundit të kërkojnë arsimim jashtë vendit. Shumë prej tyre po zgjedhin universitetet më të mira të Europës për të studiuar, ku padyshim shteti atje kujdeset që për ta të ketë kushte shumë herë më të mira studimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit