Dhunimi i gazetarit Ervis Hila, SafeJournalists: Institucionet të hedhin dritë mbi ngjarjen

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.01.2023, 16:26

Rrjeti për Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëndimor (SafeJournalists) ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Ervis Hila dhe bashkëshortes së tij në Lezhë. Rrjeti ka ngritur zërin fuqishëm në përkrahje të gazetarit, duke bërë thirrje që institucionet të hedhin dritë mbi ngjarjen.

REAGIMI I PLOTË:

Të enjten, datë 25 janar 2023, në orën 16:40 në Lezhë të Abanisë, dy persona kanë sulmuar fizikisht gazetarin e Report Tv, Elvis Hila dhe bashkëshorten e tij. Të mërkurën, Elvis Hila kishte raportuar për Report Tv dhe Shqiptarja.com për një vendim gjykate në Lezhë. Pas këtij denoncimi, dy persona kanë sulmuar fizikisht atë dhe bashkëshorten e tij Benereta Hila, e cila është goditur në kokë nga autorët teksa tentonte të ndërhynte dhe të merrte telefonin që i kishte rënë përdhe për shkak të sulmit. Gazetari nga dhuna ka marrë fraktura në trup dhe ka shkuar në spital bashkë me bashkëshorten. Më pas ata e kanë denoncuar ngjarjen në polici.

“Është në dorë të drejtësisë, por kjo nuk më pengon të them të vërtetën në punën time, pavarësisht se disa segmente nuk e pëlqejnë”, tha Hila në Report TV, pas sulmit. Policia ka reaguar në lidhje me sulmin ndaj reporterit të Report Tv në Lezhë, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim dy autorët.

Kjo nuk është hera e parë që Hila sulmohet për shkak të punës së tij si gazetar. Rrjeti SafeJournalist ka reaguar në vitin 2020 për ndalimin e paligjshëm nga Policia e Elvis Hilës (këtu).

“Ky është një rast shumë i rëndë ndaj një gazetari vendas, i përkeqësuar sepse përfshin edhe gruan e tij, por edhe sepse është një tregues i vështirësive që hasin gazetarët në raportimin e çështjeve që lidhen me krimin apo krimin e organizuar. Nga ana tjetër, vlerësohet reagimi i shpejtë i autoriteteve dhe solidariteti dhe mbështetja publike për Elvis Hilën” – Blerjana Bino, Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt në Shqipëri.

Rrjeti SafeJournalists, që përfaqëson më shumë se 8200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, i dënon këto raste dhe u bën thirrje organeve kompetente që të garantojnë sigurinë e gazetarëve, veçanërisht në kohë delikate. Për më tepër, u bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse që të hedhin dritë mbi të gjitha rastet e sulmeve ndaj gazetarëve që kanë ndodhur në Kosovë, sepse çdo rast i pandëshkuar sjell më shumë krime ndaj gazetarëve.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë të gjithë aktorët përkatës kombëtarë dhe ndërkombëtarë për rastet e fundit. Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve. Beograd – Podgoricë – Prishtinë – Sarajevë – Shkup – Zagreb, 26.01.2023

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit