Mickoski: Me Bullgarinë jemi në luftë të ftohtë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.01.2023, 18:03

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski e cilëson si të pritshme përkeqësimin e raporteve me Bullgarinë dhe e vendos në kategorinë e luftës së ftohtë. Ai thotë se ky është rezultat i hapjes së rrugës ndaj të gjitha kërkesave bullgare, gjë të cilën e ka bërë deri tani qeveria.

“Shqetësues është fakti se kjo qeveri përskaj të gjitha lëshimeve për gjithçka që u kërkua prej saj, hoqi dorë dhe firmosu gjithçka në interes të ruajtjes së kolltukëve të tyre. e shohim se pala tjetër edhe përskaj gjithë kësaj hyn në një konflikt të tillë të cilin do ta vendosja në nivelin e luftës së ftohtë mes dy vendeve. Kur njëra palë lëshon pe për gjithçka kurse pala tjetër fiton gjithçka atëherë Bullgaria mendon se e drejtë natyrore e saj është të fitojë gjithçka që kërkon,raporton alsat.

Për këtë kemi paralajmëruar periudhën e kaluar se nuk duhet të ishte ashtu por për fat të keq kemi analfabetë politik, politikanë kriminel dhe të korruptuar të cilët për të ruajtur pozitat e tyre që të marrin dhe një tender më shumë, janë të gatshëm të gëlltisin gjithçka”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit