U merrin ryshfet farmacistëve për të mos i ndëshkuar për shkelje, arrestohet punonjësi i Agjencisë së Barnave, në kërkim një tjetër

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.01.2023, 14:14

Është arrestuar një punonjës i Agjencisë së Barnave, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Armando Lukadhe Luan Cici kanë ushtruar kontroll tek subjektet farmaceutike dhe në rast shkeljeje ata nuk kanë marrë masa administrative ndaj këtyre subjekteve. Të dy punonjësit, merrin ryshfet farmacistëve shuma nga 30-50 mije, si shpërblim për të mos i ndëshkuar për shkelje.

Njoftimi:

“Shpërdorim detyre” dhe “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, Prokuroria Tiranë ndalon punonjësin e Agjencisë së Barnave, një në kërkim

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ka regjistruar procedimin penal nr.1731, viti 2022 për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.Penal, hetime këto të ndërlidhura dhe derivuara nga procedimi nr.553 i vitit 2021.

Në kuadër të hetimeve të procedimit penal nr.553/2021për veprën penale “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Magazinimi i mallrave që janë kontrabandë”, pas kontrollit të ushtruar brenda subjekteve farmaci, janë gjetur barna kontrabandë. Shitja e tyre, dyshohet se është favorizuar nga punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, disponojnë informacione të marra në rrugë operative, ku rezulton se punonjës të Agjencisë së Barnave gjatë ushtrimit të detyrës së tyre tek subjekte private farmaceutike Tiranë, kanë konsumuar elementë të veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i K. Penal, pasi u kërkojnë dhe u marrin shuma monetare që variojnë nga 30.000 – 50.000 lekë subjekteve private si shpërblim që të mos i ndëshkojnë me masa administrative kur i konstatojnë me shkelje.

Gjithashtu, në disa raste, këta punonjës kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, pasi nuk kanë marrë masa administrative megjithëse kanë konstatuar shkelje tek disa subjekte farmaceutike.

Nga ana jonë, janë identifikuar punonjësit e Agjencisë së Barnave që kanë ushtruar kontroll tek subjektet farmaceutike dhe konkretisht, shtetasit A. L. dhe L. C., të cilët nëpërmjet mosveprimeve të tyre në rast konstatimi shkelje nga subjektet farmaceutike, nuk kanë marrë masa administrative ndaj këtyre subjekteve.

Gjithashtu, në Emisionin Investigativ Stop në Tv Klan në datën 25.01.2023 është transmetuar një material lidhur me një subjekt farmaci. Dy punonjësite Agjencisë së Barnave, shtetasit A. L. dhe L. C., nëpërmjet presionit kërkojnë dhe marrin përfitime monetare nga subjekti me qëllim mosvendosjen e gjobës për parregullsitë që janë gjendur në subjekt apo edhe për një vijimësi pagesash në periudha të mëtejshme.

Duke qenë se Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë kishte në fokus të hetimeve pikërisht këta dy shtetas si dhe persona të tjerë, dhe duke vlerësuar pamjet e transmetuara nga Emisioni Investigativ Stop, pamje të cilat në unitet me veprimet e tjera proceduriale krijuan provat për vënien para përgjegjësisë penale të këtyre dy shtetasve, u ndalua shtetasi L.C.,ndërsa u shpall në kërkim shtetasi A.L., si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 te Kodit Penal.

Gjejmë rastin të falenderojmë Emisionin Investigativ STOP në TV Klan për inicitivën e ndërmarrë në investigimin e këtij rasti apo edhe e rasteve të tjera korruptive, e përkthyer kjo në një ndihmë për organin e Prokurorisë për dokumentimin e këtyre rasteve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit