Ktheu shtëpinë në kopsht hashashi, Fredi Krasniqi: Armët i kisha fshehur që në 1997-ën, vëllai është i pafajshëm

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.01.2023, 12:18

Vetëm para pak ditëve në Shijak policia mundi të gjejë një shtëpi bari me plot 444 rrënjë kanabisi, 222 llamba elektrike që shërbenin për rritjen e kanabisit dhe një arsenal i madh armësh, të gjetura në një mur të fshehtë në shtëpinë katër katëshe, dy prej të cilëve ishin përshtatur për kultivimin e kanabisit.

Gjatë aksionit, policia bëri të mundur arrestimin e Fredi Krasniqit, 46 vjeç, i cili u njoh sot me masën e arrestit me burg nga gjykatësja Shpëtime Pitaku. Ndërkohë, i vëllai i tij vijon të jetë në kërkim, teksa raportimet e fundit janë se ai ndodhet në Itali.

Para trupës gjykuese, Fredi Krasniqi ka dëshmuar në lidhje me arsenalin e armëve të gjetura në banesë. Ai është justifikuar me faktin se armët janë fshehur në banesë që nga viti 1997. Këtë e bën të ditur avokati i tij në një dalje publike për mediat.

Ndërkohë, ky argument ndeshet me faktin se shtëpia në pamje të parë duket të jetë e re dhe e ndërtuar nga e para në vitet e fundit. Gjithashtu, avokati është përpjekur të shfajësojë vëllanë e të arrestuarit, Selman Krasniqin.

“Siç kemi dëshmuar edhe më parë, këto armë janë të harruara në bodrumin e banesës, siç ka rezultuar edhe nga kontrolli pasi ishin mbuluar nga pluhuri. Janë harruar në banesë që nga viti 1997 dhe ishin në pritje të amnistive për njerëzit që kanë armë t’i dorëzojnë.

Nuk janë përdorur nga grupet kriminale, realiteti është ky që themi ne. Dhe për përfshirjen e të vëllait nuk është e vërtetë”, tha para gazetarëve avokati mbrojtës i Krasniqit. Në banesën e vëllezërve Krasniqi u gjetën 10 kallashnikovë, 1 pushkë, 1 automatik sharrs, granata dore, një hark luftarak, një jelek antiplumb, një palë dylbi dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit