Bora bllokoi rrugët, gruaja në Itali sjell në jetë fëmijën përmes ndihmës që i dha mamia nga telefoni

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.01.2023, 10:39

Reshjet e dëborës dhe bllokimi i rrugëve që ka sjellë situata e keqe meteorologjike ka bërë që një grua italiane ka sjellë në jetë foshnjën e saj në shtëpi e ndihmuar mamia përmes telefonit. Duke qenë se rrugët kanë qenë të bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës, mamia ka ndihmuar gruan të sjellë në jetë fëmijën e saj përmes telefonit. Ngjarja ka ndodhur në San Quirico d’Orcia në Siena pas borës së madhe që ra gjatë gjithë mëngjesit në zonën e Sienës.

Dy prindërit u ndihmuan nga doktoresha e Qendrës së Operacioneve Siena-Grosseto të 118, dhe menaxhuan lindjen e fëmijës në mënyrë të pavarur, ndërsa pas lindjes, ka qenë ekuipazhi i ambulancës që i ka prerë kordonin e kërthizës. Ambulanca mbërriti me vonesë, vetëm pasi lindja kishte ndodhur, për shkak të problemeve të shkaktuara nga rrugët me borë, teksa foshnja ishte në hipotermi për shkak të të ftohtit të jashtëzakonshëm të ditës, pavarësisht se shtëpia ishte e ngrohur mjaftueshëm. Pasi arritën në vend, mjeku dhe punonjësit shëndetësorë transportuan menjëherë nënën dhe djalin në spitalin Le Scotte në Siena.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit