Shek Hallaçi publikon pamje të tmerrshme nga burgu i Idrizovës (Video)

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 26.01.2023, 08:36

I burgosuri Shek Hallaçi nga grupi i njohur i Kumanovës ka shpërndarë në rrjetet sociale një video për gjendjen e mjerueshme në burgun e Idrizovës në Shkup.

Hallaçi ka përcjell edhe një porosi në adresë të institucioneve ndërkombëtare.

Ja postimi i tij:

“JUPREZANTOJ MAQEDONIN EVROPIANE NGA BURGU I IDRIZOVËS”

Ndonëse në çdo fushatë politike, çdo kush që vjen në krye të Drejtorisë së Burgut jep premtime të mëdha , situata në “Idrizovë” jo vetëm që nuk është përmirësuar, por sa vjenë e përkeqësohet !

Jeta brenda këtyre mureve nuk i plotëson as kushtet minimale! Të burgosurit janë të detyruar të qëndrojnë në një hapësirë të vogël 16 metra katrorë, deri në 16 persona, dhe më e keqja në 8 shtretër, që do të thotë se gjysma e tyre flenë në tokë !

Higjiena është e keqe, ka buburreca, insekte, nuk ka mundësi të ruhet higjiena personale. Kjo ndikon edhe në atmosferën e tensionuar në mes të dënuarve, dhe për këtë arsye shpesh ka dhe përleshje !

Për ushqimin mos të flasim, nuk ka kontrolle të pastërtisë, mbahet në kushte të mjerueshme, ku luajnë macet, pa asnjë vlerë ushqyese, jo cilësor, dhe i pamjaftueshëm . Të dënuarit varen plotësisht vetëm tek familja !

Kujdesi mjekësor pothuajse nuk ekziston ! Të burgosurit lihen pa kujdes mjekësor dhe barna, ndërsa dhe ata që arrijnë të mjekohen , ankohen për shërbimin e dobëta që marrin . Në këtë fushë problem dhe mungesa e dentistëve ose shërbimeve të tyre, nuk kanë mundësi të nxjerrin një dhëmb, nuk ka aparatura për mirëmbajtjen dhe mbushjen, nuk ka lëndë të parë për rregullimin e tyre etj… Ka pasur me dhjetëra raste vdekjesh, dhe askush nuk fol, apo nuk merr masa nga institucionet! Policia e burgjeve nuk është në gjendje të parandalojë rrahjet , dhe jo vetëm që nuk mundet, por bëhet dhe vetë pjesë e problemeve me sjelljen e papërshtatshme dhe degraduese nga personeli i saj, ndaj të burgosurve, duke nisur nga fyerjet deri në keqtrajtime fizike. Çdo privilegj bëhet vetëm me të njohur dhe kundrejt shpërblimit . Korrupsioni është në kulmin e Zhvillimit . Ndërsa jeta e të burgosurve, në kulmin e mjerimit !

Me pak rreshta u mundova t’u sjellë një pasqyrë të gjendjes së Burgut të Idrizovës, nga Maqedonia e Veriut, në rrugën drejt Bashkimit Evropian !, duke shtuar se këtë porosi ia ndanë përfaqësive diplomatike të BE, SHBA dhe OSBE.

Postimi i plotë:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit