Situata pas reshjeve në Lezhë, 20 ha tokë bujqësore ende e përmbytur

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 26.01.2023, 08:37

Reshjet e shiut dhe dëborës kanë sjellë shumë problematika në vend. Emergjencat Civile në Lezhë kanë bërë një përshkrim të situatës në terren në këtë qark. Fatmirësisht nga raportimet, mësohet se në territorin e Lezhës nuk ka pasur reshje shiu gjatë natës, ndërsa kuotat lumit Drin, Mat janë në nivel normal. Aktualisht rreth 20 ha tokë bujqësore ngelet ende e përmbytur.

SITUATA NË QARKUN LEZHË

Në territorin e Qarkut Lezhë, gjatë natës deri tani, nuk ka patur rreshje shiu.

Kuotat lumit Drin, Mat janë në nivel normal.

Me kapacitet të plotë hidrovorët e mëposhtëm.

Hidrovori Balldre kuota -1.8 m (-1.5 m ) kuota kritike.

Hidorvori Tale kuota – 0.6 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike.

Hidrovoret e tjerë punojnë për ruajtjen e kuotave, herë pas here.

Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin nuk raportohen probleme.

Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë, raportohet:

Në ish kënetën e Torovicës, njësia administrative Balldren, vazhdon të kemi të përmbytur akualisht rreth 20 ha.

Në total si qark kemi rreth 20 ha tokë bujqësore të përmbytur.

Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë, nuk raportohen probleme.

Probleme të furnizimit me energji elektrike dhe ujë të pishëm nuk raportohen.

Akse rrugore të bllokuara nuk raportohen.

Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.

Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit