Banda e hajdutëve të mitur bën namin me 27 vjedhje, shqiptarët dhe greku fitojnë 40 mijë €

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.01.2023, 23:01

Një bandë e të miturve të akuzuar për vjedhje sistematike në dyqane në zona të ndryshme të Atikës është zbuluar nga policia greke.

Të miturit, një 16-vjeçar grek dhe dy shqiptarë 15 dhe 17 vjeç, u arrestuan dje, të martën, në Athinë pasi akuzohen për 27 vjedhje. Sipas policisë greke, të pandehurit kanë hyrë në dyqane të ndryshme duke mbuluar me kujdes tiparet e fytyrës me maska të ndryshme. Duke përfituar kryesisht nga mungesa e punonjësve, ata kanë thyer dyert e brendshme të dyqaneve dhe kanë hyrë në ambientet nga ku kanë hequr shuma parash, pajisje elektronike, sende personale, sende me vlerë dhe karta bankare me të cilat kryenin transaksione para se pronarët t'i çaktivizonin ato.

Nga hetimet paraprake u zbuluan 26 raste vjedhjesh në dyqane dhe një në një shtëpi, në zona të ndryshme të Atikës (Omonoia, Kypseli, Galatsi, Ampelokipoi, Paleo Faliro, Peristeri, Aigaleo, Nikaia). Përfitimi financiar i paligjshëm që dyshohet se kanë marrë të pandehurit nga aktiviteti i tyre kriminal llogaritet në 40 mijë euro.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit