Dhunohet nga dy persona gazetari në Lezhë, i rrahin edhe gruan

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 25.01.2023, 19:45

Gazetari Elvis Hila dhe bashkëshortja e tij janë dhunuar ditën e sotme në Lezhë. Gazetari ka deklaruar se pas publikimit të një lajmi në median ku punon, është kërcënuar dhe dhunuar nga disa persona.

Ai thotë se rreth orës 16:42, shtetasi Paulin Përgjini e ka telefonuar dhe i ka kërkuar të takoheshin. Pasi ka shkuar të takohet me të, gazetari ka vënë re edhe praninë e 35-vjeçarit Indrit Ameri i cili e ka kërcënuar për lajmin e publikuar prej tij. Pas kësaj, Hila thotë se dy personat në fjalë kanë dhunuar bashkëshorten e tij dhe më pas vetë atë, me grushta dhe shkelma.

Gazetari dhe bashkëshortja e tij kanë marrë trajtim mjekësor në spital.

Pjesë nga dëshmia e tij:

Rreth ores 16:42 isha me bashkeshorten time dhe jam telefonuar nga nje tjeter shtetas i prezantuar si shtetasi Paulin Pergjini dhe me kerkoi qe te takoheshim ne afersi te rruges se spitalit. Kur jam afruar aty e kam telefonuar numrin ne fjale dhe ka dale nga nje automjet i cili ishte I parkuar ne ane te rruges. Nga kjo makine ka dale edhe shtetasi Indrit Ameri, emrin e te cilit nuk e di. Me thane qe te parkoja makinen dhe te dilja nga makina. Une e parkova ne anen e rruges se vjeter te spitalit dhe aty me jane afruar personat ne fjale te cilet une i identifikova si Paulin Pergjini dhe personi tjeter me Indrit Ameri dhe filluan te me kerkonin llogari dhe te me kercenonin ne lidhje me lajmin e publikuar. Pasi une nuk pranova te zbrisja nga makina tentuan te me hapnin deren e makines dhe ne kete moment ka zbritur bashkeshortja ime shtetasja B.H qe tu thoshte qe te largoheshin. Pasi bashkeshortja ime tentoi ti largonte nga dera e makines dhe po mundohej te telefononte policine shtetasi me Indrit Ameri I ka rene me dore telefonit dhe pasi ajo eshte ulur per te marre telefonin ky shtetas e ka goditur me grusht ne pjesen e pasme te qafes. Dhe me pas kane ardhur ne drejtimin tim dhe ka tentuar te me nxjerre me force nga makina. Pasi nuk arriten te me nxirrnin nga makina shtetasit Paulin Pergjini dhe Indrit Ameri me kane goditur me shkelma dhe grushte, bashkeshortja ime ka hypur ne makine dhe jemi larguar drejt spitalit ku dhe morem mjekimet e duhura.

Njoftimi i policisë Lezhë:

Goditen për shkak të detyrës një gazetar, shpallen në kërkim autorët e dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati. Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë. Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit