Studiuesit kanë zbuluar faktorin kyç që ndikon në pridhjen e një marrëdhënie, e mandej në divorc në rast martese.
John Gottman, pas 40 vitesh kërkime mbi çiftet dhe monitorimin e evolucionit të marrëdhënieve të tyre, mund të thotë me siguri se sjelljapërçmuese është ajo që herët a vonë do ta çojë një çift të martuar drejt divorcit.
Përçmimi dërgon mesazhin e epërsisë, e cila nuk është një shenjë e mirë për marrëdhëniet.
“Unë jam më i mirë se ju. Unë nuk të respektoj”, kjo sipas Dr. John Gottman është sjellje përçmuese.
Si i bëni të ditur tjetrit që jeni duke i përçmuar ata?
Të komentosh me sarkazëm personin tjetër, të bësh vazhdimisht shaka, të reagosh ndaj çdo gjëje të vogël që ata thonë, apo duke i injoruar ata, të gjitha këto janë sjellje përçmuese, që shkaktojnë shumë stres në marrëdhënie dhe përfundimisht çojnë në prishjen e saj.
Në librin e tij “ Pse martesat kanë sukses apo dështojnë ”, Dr. Gottman vëren: "Kur përçmimi fillon të pushtojë marrëdhënien, anëtarët e saj priren të harrojnë plotësisht cilësitë pozitive të partnerit të tyre. Ata e kanë të vështirë të kujtojnë pse dikur e admironin këtë person apo edhe një karakteristikë pozitive të tij. Kjo aftësi përçmimi për të shpërbërë, domethënë ndjenjat pozitive në marrëdhënie, është arsyeja pse duhet trajtuar sa më shpejt që të zbulohet."
Përçmimi shkatërron marrëdhënien që nga themeli dhe shpërndan gjithçka që e mbante çiftin të bashkuar.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Djali tek Sheshi Skënderbej
I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
Qytetari nga Kavaja
Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
I riu zemërgjerë
Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
Djali që ndihmoi të moshuarin
Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
Greis dhe Rakel
Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.