Arrestimi i Dani Alves/ Flet vëllai: Ka rënë në kurth!

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 25.01.2023, 18:53

Ka rënë në një kurth”, kështu është shprehur Ney, vëllai i Dani Alves, i cili është plotësisht i bindur se futbollisti është i pafajshëm për sulmin e dyshuar seksual për të cilin akuzohet.

Ney ka këmbëngulur në pafajësinë e Alves dhe thekson se familja e tij do të jetë pranë tij në çdo moment, pavarësisht kohërave të vështira që po kalon.

Vëllai im ra në një kurth. Familja ime nuk do të dorëzohet. Vëllai im ka një karrierë në mbarë botën dhe kjo rrëmujë në të cilën është futur po ia fundos. Ne patjetër do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta nxjerrë vëllanë tim nga kjo skemë demonike-djallëzore në të cilën e kanë futur”, shprehet Ney në një bisedë me një nga gazetaret e programit Susanna Griso.

Kujtojmë se Dani Alves vazhdon të qëndrojë në paraburgim. Ndaj tij ekzistojnë shumë prova kundër dhe futbollisti ka ndryshuar avokatë për të modifikuar strategjinë e tij të mbrojtjes.

Deri më tani braziliani ka dhënë tre versione për atë që ka ndodhur. Fillimisht ka deklaruar se nuk e njeh viktimën, më pas ka thënë se janë takuar rastësisht, siç kanë treguar kamerat e klubit dhe në fund ka deklaruar se kanë pasur marrëdhënie intime, por kanë qenë dakord të dyja palët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit