Qytetarët mund t’i dorëzojnë kërkesat për nënshtetësi, pasaportë dhe letërnjoftim në formë elektronike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.01.2023, 12:33

Prej këtij viti, kërkesat për dokumentet personale qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund t’i dorëzojnë edhe në formë elektronike, nëpërmjet portalit nacional për shërbime elektronike. https://uslugi.gov.mk/

“Qytetarët mund të dorëzojnë kërkesa për lëshimin e letërnjoftimit dhe pasaportës duke i përdorur mjetet për identifikim elektronik nëpërmjet portalit nacional për shërbime elektronike në pajtueshmëri me dispozitat nga fusha e udhëheqjes elektronike dhe shërbimet elektronike”, thonë për Portalb.mk nga MPB.

Për t’i shfrytëzuar këto shërbime, duhet që të hapet profil në portalin nacional. Procedura e hapjes së profilimit shpjegohet në videon e publikuar nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit