Policia ka proceduar penalisht një 48-vjeçar me incialet M.H.,banues në fshatin Memzotaj, pasi disa nxënës të shkollës në këtë fshat kanë deklaruar se nuk janë ndjerë mirë pasi kanë blerë produkte në dyqanin e tij. Policia nisur hetimet për zbardhjen e këtyre pretendimeve, teksa ende nuk dihen detaje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kanë referuar materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 48 vjeç, banues në fshatin Memzotaj, pasi disa nxënës të shkollës së këtij fshati kanë deklaruar se nuk janë ndjerë mirë pas konsumimit të disa produkteve që kanë blerë në dyqanin e këtij shtetasi”, njofton policia.