30-vjeçari në Poliçan hidhet nga kati i dytë i pallatit, ndërron jetë në autoambulancë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 25.01.2023, 10:42

Një i ri i ka dhënë fund jetës këtë paradite. Ai është hedhur nga kati i dytë i një pallati në qytezën e Poliçanit. Qytetarët kanë njoftuar menjëherë ambulancën, por mjekët nuk ia kanë dalë ta mbajnë në jetë. Ai ka vdekur rrugës për në spital. Raportimet e para janë se F.D. vuante nga depresioni.

NJOFTIMI – Poliçan/Informacion paraprak. Më datë 25.01.2023, rreth orës 10:00, në qendër të qytetit të Poliçanit, dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i pallatit, ku jetonte, shtetasi F.D., 30 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në autoambulancë duke u transportuar për në Spitalin Rajonal Berat.

Nga deklarimet e familjarëve shtetasi F.D., vuante prej disa kohësh nga depresioni. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit