Gjatë kontrolleve rrugore të territorit, policia italiane në Trento vuri re një makinë të dyshimtë, në të cilën udhëtonte një çift, që bënin vazhdimisht të njëjtën rrugë. Duke bërë kontrollin e makinës nëpërmjet targës, policia konstatoi se automjeti ishte i regjistruar në emër të një gruaje 46-vjeçare me origjinë portugeze, banuese në provincën e Reggio Emilia.
Policia ka vazhduar duke ndjekur makinën dhe pa se çifti, pasi kanë parkuar makinën pranë stacionit të Trentos, janë drejtuar drejt 3 personave të tjerë, të cilët po mbërrinin njëkohësisht në vendngjarje. Sapo tre personat kanë bërë dorëzimin e një pakoje ku gjendeshin 46 mijë euro ka ndërhyrë policia dhe ka bërë të mundur arrestimin e pesë personave.
Nga kontrolli i makinës janë gjetur dhe sekuestruar 1 kilogram kokainë, e fshehur në sediljen e pasme të makinës së përdorur nga portugezja dhe partneri i saj 35-vjeçar me origjinë shqiptare, si dhe 30 mijë euro cash, nga të cilat 13 mijë të fshehura brenda një çantë shpine në dispozicion të tre personave të tjerë, me origjinë tuniziane, por me banim prej disa vitesh në Trento, të moshës 25 deri në 30 vjeç. Paratë ishin të destinuara për çiftin si çmim për blerjen e drogës.
Pas arrestimit të pesë personave, kontrollet u shtrinë edhe në shtëpitë e tyre, në Trento dhe në provincën e Reggio Emilia.
Sakaq mediat italiane bëjnë të ditur se janë sekuestruar mbi 4.5 kilogramë drogë (1.5 kokainë dhe 3 heroinë), 46 mijë euro cash, 12.5 kilogram lëndë prerëse dhe 1 pistoletë me gëzhoja.
Kokaina e sekuestruar, që do lejonte krijimin e të paktën 4500 dozave, pasi të shitej me pakicë, do të jepte mbi 420,000 euro. Heroina e llojit e tregtuar në dyqane të vogla, do të kishte sjellë një fitim prej rreth 270 mijë eurosh. 5 të arrestuarit u shoqëruan në burgun e Trentos, nën akuzën e trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Djali tek Sheshi Skënderbej
I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
Qytetari nga Kavaja
Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
I riu zemërgjerë
Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
Djali që ndihmoi të moshuarin
Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
Greis dhe Rakel
Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.