Talat Xhaferi porosi “Grupit të zjarrit”: Jeni teneqe të ndryshkura që do të ndërroheni

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.01.2023, 16:17

Kryetari i Parlamentit Talat Xhaferi, nga një tubim me qytetarë në Tetovë ka shigjetuar “grupin e zjarrit”, duke i quajtur pjesëtarët e këtij grupi “teneqe të ndryshkura. “Është normale që në çdo subjekt ka nga një “zjarr” që zien brenda vetvetes, por nuk kanë dalur jashtë vetvetes, për fat të keq te ne po mundohet me dal “zjarri” jashtë vetvetes.

Është mirë dhe e nevojshme që të reflektojnë, të kuptojnë se kjo shtëpi nuk është shtëpi individuale e Ali Ahmetit, nuk është shtëpi individuale e Talat Xhaferit, e Msusit, e Teutës, por është shtëpi e popullit shqiptar dhe populli atë shtëpi nuk e prish,,raporton gazeta lajm. Kulmi ka qeremide, por ka edhe teneqe dhe kulmi kur ndërrohet nuk ndërrohet komplet, por qeremindet e thyme hudhen, teneqet e ndryshkura ndërrohen.

Bëjnë mirë ta kuptojnë që shtëpia është shumë më e madhe se sa mendojnë, sepse në themele ka gjakun dhe gjymtyrët e atyre që kanë rënë, ata që sot nuk janë prezent këtu”, tha Xhaferi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit