Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme nê Elbasan. Një 20-vjeçar me iniciale F.S ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet.
Aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetit dhe drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.
Njoftimi i policisë:
Më datë 23.01.2023, rreth orës 21:25, në unazën e qytetit, një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin F. S., rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Si pasojë shtetasi F. S., ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.