Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lezhës. Një makinë me shpejtësi ka përplasur dy makina, njërën që ishte e ndaluar pranë vijave të bardha dhe një tjetër në lëvizje.
Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si, një makinë përplas makinën e ndaluar tek e cila po hipte një grua dhe një makinë tjetër që ishte duke lëvizur.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak për aksidentin e rëndë është bërë shpejtësia tej normave e makinës që përplas dy të tjerat.
Nga ky aksident i trefishtê ka mbetur i plagosur shtetasi Bardhok Marku i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pamjet e aksidentit
Pamjet pas aksidentit