Droga u shitej edhe të miturve! Ekzekutohen 29 urdhërarreste në Itali, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 23.01.2023, 19:39

29 masa paraprake ndaj italianëve dhe disa shtetasve të huaj, përfshirë edhe shqiptarë janë ekzekutuar sot nga policia italiane. Sakaq 11 të arrestuar u lanë në burg, 8 në arrest shtëpie dhe 10 detyrim paraqitje dhe mbyllje në shtëpi nga ora 20 deri në 7.

Si rezultat i operacionit “Shtëpia e zezë”, kryer nga komanda provinciale e Karabinierëve të Piacenza-s janë sekuestruar edhe 53 gramë hashash, 107 gramë kokainë, 10 gramë marihuanë, 37 gramë heroinë dhe 800 mililitra metadon. Po ashtu janë dokumentuar 1266 episode të trafikut të drogës dhe 92 konsumatorë të identifikuar.

Të gjithë personat që ndodheshin në Itali janë arrestuar, nëntë nga masat e kufizimit kanë të bëjnë me persona që janë ende në kërkim. Hetimet, të nisura në shkurt 2021 nga stacioni i Karabinierëve të Rivergaro, të koordinuara nga Prokuroria Publike e Piacenza-s dhe të përfunduara në shkurt 2022, bënë të mundur çmontimin e disa grupeve kriminale të përbëra nga italianë, marokenë, tunizianë, shqiptarë dhe ekuadorianë, disa prej tyre të paligjshëm në territorin italian, të cilët blinin kokainë, hashash dhe marihuanë në brendësi të Milanos për shitje të mëvonshme. Bëhet e ditur se drogën ia shisnin edhe të miturve në qytetin dhe provincën e Piacenza.

Hetimet dokumentuan episode të shpërndarjes së drogës në qytetin e Piacenza, Mortizza, Rottofreno, San Nicolò a Trebbia, Calendasco, por edhe në Caorso dhe Alseno.

Përdorimi i drogës është i përhapur në zonë, ky fakt nuk del vetëm nga hetimet, por edhe nga zbulimet e përditshme të drogës gjatë shërbimeve të kontrollit të territorit dhe nga analizat e kryera pas aksidenteve rrugore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit