Vendimi i Gjykatës Evropiane: Librat me martesa homoseksuale mund t’i tregohen fëmijëve

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 23.01.2023, 19:57

Shpërndarja e një libri me përmbajtje të martesave homoseksuale, sipas një shkrimi të 'Politico', u pezullua në mars të vitit 2014 dhe u rihap një vit më vonë. Asokohe, shpërndarja e librave me përmbajtje të tilla u etiketuan si “të dëmshëm për fëmijët”. Por Gjykata Europiane ka një tjetër mendim sot, duke e cilësuar si “shkelje e lirisë së shprehjes”.

“Kufizimi i këtij informacioni ndaj fëmijëve nuk duket se ka qëllime të jashtëligjshme,” thuhet në vendimin e gjykatës.

Çështja në fjalë erdhi si reagim ndërkombëtar pasi një libri me referenca të tilla që u ndalua pas publikimit në Lituani. Autorja kishte ngritur një padi civile në Lituani që u refuzua nga gjykatat, të cilën e solli në gjykatën evropiane në nëntor 2019.

Së fundmi, Gjykata evropiane vendosi se vendimi shkelte nenin 10 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut. Debate të tilla mbi promovimin apo jo të komunitetit LGBT, kanë ndezur një reagim të madh në mbarë botë. Përpara disa ditësh, një çift gej u akuzua se kanë lejuar dhe nxitur ngacmimet seksuale ndaj dy djemve të birsuar nga vet ata.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit