Show politik?/ Pas 10 vitesh në pushtet, socialistët çojnë në SPAK Berishën dhe Bashën për ’21 janarin’

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 23.01.2023, 18:32

Partia Socialiste, konkretisht Ulsi Manja, ka kallëzuar në SPAK Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Ndrea Prendin për çështjen e '21 janarit'. Kallzimi penal është bërë mbi arsyetimin e 'vrasjes në rrethana cilësuese' për katër protestuesit. Në fakt është qesharake se si partia në pushtet ka pritur kaq shumë vite për të kallzuar Sali Berishën dhe Lulzim Bashën në një nga institucionet e drejtësisë.

Pasi kanë 10 vite në pushtet dhe 12 vite që premtojnë drejtësi për viktimat e '21 janarit', socialistët kujtohen të kryejnë një hap drejt drejtësisë, që kjo e fundit të funksionojë. Mund të duket si kohë e pakët por socialistët kanë plot një dekadë në pushtet dhe deri më sot, asnjë zyrtar i lartë nuk është dënuar për ngjarjen e 'Gërdecit' apo '21 janarit.

SPAK u krijua më 19 dhjetor të vitit 2019. Socialistët kishin mundësi që ditën e parë të krijimit të këtij institucioni të dorëzonin çështjen e parë, nuk e bën. Nuk e bënë as më 21 janar të vitit 2020, 2021 apo 2022. Për drejtësinë e viktimave të '21 janarit' padyshim janë "përgjegjës" edhe vet socialistët, të cilët nuk kanë kërkuar mjaftueshëm në rrugë ligjore zhvillimin e mëtejshëm të hetimeve.

Padyshim që ngjarje si '21 janari', 'Gërdeci', vrasja e Ardit Gjoklajt, e ngjarje të tjera tronditëse ku në mes dyshohet se ka qenë politika, duhet të hetohen dhe të dënohen zyrtarët e lartë. Por si duket drejtësia dhe politika do të vijojë të na dhurojnë shfaqje mediatike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit