Tregti kokaine apo pritë? Identifikohen dy shqiptarët që vranë “Amerikanin” në Greqi

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 23.01.2023, 18:41

Pak ditë më parë në Kalamatë, Greqi u vra “Amerikani”, një 47-vjeçar(që më parë u raportua se ishte shqiptar) i njohur për policinë pasi kishte qenë i përfshirë në tregtimin e lëndëve narkotike.

Motivet e atentatit vrasës ndaj 47-vjeçarit “Amerikan” në qendër të Kalamatës po kërkohen nga efektivët e policisë greke. 22-vjeçari shqiptar Aleksandër Koto, bashkëpunëtor i autorit Izbi Çaushi, ka pohuar para autoriteteve se kishte lënë një takim me viktimën për të blerë dhe shitur kokainë, por policia që po heton rastin nuk përjashton që takimi të ketë qenë një pritë.

Ndër mundësitë që po shqyrtojnë autoritetet është se autori 38-vjeçar ka qenë në vendngjarje për të paralajmëruar 47-vjeçarin, pa llogaritur se plumbi në këmbë do të kishte pasoja fatale. Oficerët e Sigurimit kanë nisur hetimet për gjetjen e autorit, i cili nuk ka dokumente të ligjshme për qëndrimin në vend dhe rezulton i zhdukur për gati 72 orë.

Dy shtetasit shqiptarë janë kapur në video duke iu afruar skenës së vrasjes në kryqëzimin e rrugëve Solonos dhe Hidrës mëngjesin e së premtes. Pasi i kanë bllokuar rrugën motoçikletës së 47-vjeçarit, kanë nisur ta rrahin në sy të kalimtarëve të tmerruar. 38-vjeçari ka nxjerrë një pistoletë dhe ka qëlluar viktimën në këmbë, duke e lënë të gjakosur në rrugë.

Edhe pse u transportua në spital, 47-vjeçari i njohur me pseudonimet “Gus” dhe “Amerikan” nuk mundi të mbijetojë. Përveç dy autorëve, policia identifikoi dhe arrestoi dy burra të moshës 40 dhe 50 vjeç, për dëshmi të rreme dhe ndihmë ndaj një krimineli.

Dy banorët e Kalamatës, të cilët ishin këqyrur nga policia, kishin pohuar se nuk kishin pasur kontakt me autorët, por siç rezultoi nga pamjet video, u kishin siguruar strehim dhe veshje të përkohshme, duke lehtësuar arratisjen e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit