Të shtëna në Veri, serbët në makinë hapën zjarr me armë ndaj Policisë së Kosovës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 23.01.2023, 15:16

Një incident i rëndë ka ndodhur në veri të Kosovës, duke shtuar kështu tensionet në zonë. Sipas policisë së Kosovës, në Bistricë të Leposaviçit janë regjistruar të shtëna me armë zjarri. Bëhet e ditur se policia e Kosovës është sulmuar me armë nga persona që ndodheshin në një makinë në lëvizje. Policia e Kosovës, përmes një njoftimi thotë se nga makina në lëvizje është shtënë mbi automjetin e efektivëve, duke rrezikuar drejtpërdrejtë jetën e tyre. Për të neutralizuar rrezikun, këta të fundit janë përgjigjur duke hapur zjarr.

“Njësia policore, e cila ndodhej në pikën e kontrollit në krye të detyrës, ka dashur që të ndalojë automjetin në fjalë, i cili nuk i është bindur thirrjes për të ndaluar, përkundrazi ka shtënë mbi efektivët. Të dyshuarit janë larguar bashkë me mjetin e tyre nga vendngjarja ndërsa është hapur menjëherë një hetim mbi incidentin, e është njoftuar edhe Inspektorati i Policisë së Kosovës për procedura të mëtejme”, thanë burime policore.

Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe Petar Petkoviç tha se i plagosuri me inicialet M.D. është transportuar me urgjencë në spitalin e Kralevës, ndërsa shton se në rrugën Mitrovicë-Leposavic, përveç M.D, ishte edhe D.S, i komunitetit serb, i cili nuk ka pësuar lëndime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit