Moti i keq dhe me reshje shiu e bore, kanë bërë që Bulqiza të vuajë për energji, teksa shumë rrugë në Dibër janë të bllokuara. Konkretisht lagjja e vjetër e qytetit dhe spitali janë pa drita prej shumë orësh.
Situata problematike paraqitet edhe në njësitë e thella të Dibrës si në Lurë, Ostren dhe në Kalanë e Dodës. Lura prej 3 ditësh rezulton e bllokuar dhe nuk komunikon me bashkinë e Dibrës, por nga Rrësheni, për shkak se dëbora ka arritur deri në 50 cm.