Danillovski: Lloji i virusit “kraken” nuk është i rrezikshëm

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.01.2023, 10:46

“Lloji kraken, edhe pse më ngjitës, nuk shkakton simptoma më të rënda. Korona është një virus që vazhdimisht po ndryshon dhe do të shfaqen lloje të reja në përpjekje për të mbijetuar, por nga ana tjetër, pandemia ka mbaruar”. Kështu shkruan në Facebook epidemiologu, Dragan Danilovski, pas informacionit të djeshëm se në Gjevgjeli është regjistruar një rast me llojin “kraken”.

Danilovski qetëson dhe thotë se nuk ka arsye për shqetësim sepse “kraken” është virus shumë ngjitës, por me simptoma më të lehta.

“Gjendja është e ngjashme me atë kur kapemi nga gripi ose kur ftohemi. Te të moshuarit me sëmundje kronike, pra me imunitet të dobësuar, ekziston rreziku për të përfunduar në spital. Njëlloj si me llojin e mëparshme omicron. Evolucioni i koronës do të lëvizë në mënyrë të pashmangshme në drejtim të shfaqjes së llojeve, të cilat janë më ngjitëse se ato të mëparshmet, por që do të shkaktojnë njëkohësisht simptoma më të lehta. Jemi dëshmitarë që kjo po ndodh”.

“U bëj thirrje qytetarëve që të qëndrojnë të qetë, të vazhdojnë pa frikë përditshmërinë e tyre. Rekomandimi i vetëm i mbetur është që ata që shfaqin simptoma (kollitje, teshtitje, rrjedhje hundësh) t’i përmbahen të ashtuquajturës ‘bontonit respirator’. Kjo nënkupton vendosjen e maskës kur lëvizin mes njerëzve në një hapësirë ​​të mbyllur (sidomos në autobusë), dhe nëse kanë temperaturë të ngritur, të qëndrojnë në shtëpi”, ka shkruar Danillovski.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit