Java me shi, temperaturat priten të bien deri në minus 3

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.01.2023, 09:08

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që edhe këtë javë të ketë reshje të shiut në vend.

Dita e hënë do të karakterizohet me mot të vranët, reshje në vise të ulta, teksa borë do të bie në viset e larta.

Temperatura minimale do të jetë 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalja 8.

Ky është njoftimi i plotë i Institutit:

Të hënën – Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në viset e ulëta, ndersa në viset e larta reshje bore. Reshjet parashihen ta përfshijnë gjithë territorin e vendit.

Të marten – Mot i vranët. Në pjesen e parë të ditës parashihen reshje shiu, ndersa pasdite pritet dobesim i tyre. Në juglindje dhe lindje të vendit, nuk parashihet të ketë reshje pasdite.

Të mërkuren – Mot kryesisht i vranët, por i qetë.

Të enjten – Mot i ngjashëm me ditën e merkurë, por më i ftohtë.

Të premten – Mot i vranët dhe me kushte për reshje bore.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të arrijnë deri 8 gradë Celsius.

Edhe gjatë vikendit parashihet reshje bore me intensitet të dobët deri mesatar.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit parashihet do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-9 m|s.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit