Një foshnjë me peshë 7.3 kilogramë ka lindur në Brazil, në Parintins, në shtetin e Amazonas. Mjekët u tronditën kur sollën në jetë një fëmijë që peshonte sa një fëmijë 1-vjeç.
Angerson Santos lindi me prerje cezariane në komunën e Parintins, në brendësi të Amazonas, Brazil, të mërkurën më 18 janar. Fëmija besohet të jetë më i madhi në shtetin e Amazonas, i cili është në cepin veriperëndimor të vendit.
Gjatësia e Angerson në lindje ishte 59 centimetra, plot tetë centimetra më shumë se mesatarja për një të porsalindur. Spitali ka nisur një fushatë për të ndihmuar prindërit pasi rrobat e blera paraprakisht të Angersonit nuk i përshtaten atij.
Nëna e tij, Cleidiane Santos dos Santos, është 27 vjeç dhe Angerson është fëmija i saj i pestë. Një nga fëmijët e mëparshëm kishte lindur tashmë katër kilogramë.