Nisin kërkimet në male për vrasësin e “Amerikanit”, shqiptari u ndihmua nga 3 grekë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.01.2023, 22:45

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e shqiptarit të njohur si “Amerikani” në Kalamatë, Greqi.

Autoritetet greke kanë nisur kërkimet në mal për gjetjen dhe arrestimin e 38-vjeçarit shqiptar që qëlloi dhe vrau 47-vjeçarin në qendër të Kalamatës mesditën e së premtes.

Viktima njihej në Mesini me pseudonimin “Amerikan” dhe ishte akuzuar një vit më parë për trafik droge dhe dokumente të falsifikuara udhëtimi. Pas vrasjes, 38-vjeçari shqiptar ka braktisur mjetin e tij në zonën e Kitries, gati 17 kilometra larg vendit të krimit.

Më pas ka shkuar në këmbë në kafenenë e një të njohuri të zonës, 50-vjeçarit grek të arrestuar, i cili i ka dhënë rroba dhe ushqime të reja. Pas këtij takimi, kamarieri i pronarit të kafenesë, një 40-vjeçar grek ka ndihmuar shqiptarin që të ngjitet në mal. Autoritetet besojnë se 38-vjeçari ka gjetur një vendstrehim për të paktën 24 orët e para në kushte jashtëzakonisht të vështira atmosferike.

Dy grekët e lartpërmendur janë arrestuar pasi përballen me akuzën e dëshmisë së rreme dhe ndihmës së kriminelëve. Së bashku me ta është arrestuar edhe një 22-vjeçari grek që dyshohet ka qenë “karremi” për paraqitjen e 47-vjeçarit në takimin “sqarues”.

Konkretisht, sipas të dhënave të mbledhura nga policia, 22-vjeçari ka lënë një takim me viktimën në kryqëzimin e Hidrës dhe Solonos, pasi 47-vjeçari nuk do ta takonte kurrë 38-vjeçarin, për shkak të problemeve që kishin.

Por kur 47-vjeçari ka shkuar në vendngjarje ka konstatuar se 22-vjeçari ishte me shqiptarin, me të cilin ka nisur një debat. 38-vjeçari e ka qëlluar “Amerikanin” dhe më pas dy autorët kanë hipur në makinë dhe janë nisur drejt zonës së Kitrias, ku policia ka lokalizuar mjetin pasditen e së premtes.

Si 22-vjeçari i arrestuar mesditën e së shtunës, ashtu edhe 38-vjeçari i shpallur në kërkim dhe nuk kanë leje qëndrimi në Greqi dhe kanë të akuzuar në të kaluarën për çështje droge.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit