Qytetari denoncon: Porosita shtroje altetesh online por më sollën numër të vogël, kompania s’kthen përgjigje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.01.2023, 21:06

Rastet e denoncimeve të qytetarëve për bizneset online janë të ndryshme dhe sa vijnë e shtohen.

Papërgjegjshmëria e këtyre bizneseve reflektohet te shërbimi që iu ofrojnë qytetarëve por edhe te komunikimi që kanë me ata.

Së fundmi një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një biznes online që reklamon dhe shet produkte të ndryshme. Sipas qytetarit, në biznesin e përmendur në denoncimin e tij, ka porositur një palë shtroje për atletet që kushtonin 14900 lekë të vjetra.

Ai thotë se pasi ka bërë porosinë, kompania nuk i ka sjellë numrin që ai ka kërkuar dhe priste të kishte, por një numër tjetër shumë të vogël. Sikur të mos mjaftonte kjo, në faturë, qytetari thotë se çmimi i produktit ishte 1500 lekë.

Qytetari i ka shkruar kompanisë disa herë për t’iu kërkuar llogari për “ngatërresën” por askush nuk i është përgjigjur.

Edhe në fotot e mëposhtme mund të shihni se si mesazhet e qytetarit kanë mbetur pa përgjigje…

Denoncimi i qytetarit:

Prsh joq. Nese eshte e mundur qe ta postoni qe te mos bien pre e mashtrimit nga faqja bigshop.al. porosita nje pale shtroje atletesh me ngrohje te kjo faqe dhe kushtonin 14900 lek te vjetra. Aty ne reklame shkruhej qe mundesh ti presh sipas nr te kembes i cili ne reklame ishte nga 41 deri te 44. E porosita. Kur e hapa shtrojet ishin ok por deri ne nr 39. I kerkoj shpjegm dhe me thot se nuk kemi nr tjere. Nuk ju ben? Ska si me ba 39 kur une e kam nr 43. Dhe nga ky moment nuk pergjigjen fare ne msn. Plus kesaj ne faqe thuhet se kushton 14.900 leke te vjetra ndersa faturen e bjen 15.000 mije. Ju lutem postojeni qe kjo faqe ta kuptojne se edhe pse ky shtet eshte ne demin e popullit ne kemi portalin me te ndjekur JOQ ALBANIA e cila ja u çjerr masken te gjith hajduteve. Ju falenderoj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit