Situata e përmbytjeve në Shkodër është përkeqësuar gjatë orëve të fundit. Ndikuar nga rreshjet e shiut dhe prurjet e lumenjve, tokat e përmbytura janë shtuar. Sipas përditësimeve të fundit, sipërfaqja totale e përmbytur në Bashkinë Shkodër është 1340 hektarë. Krahasuar kjo me mëngjesin e sotëm, ka përsuar një rritje me 120 hektarë.
Më të prekurat nga përmbztjet janë Njësia Administrative 'Ana e Malit' e cila ka 1300 hektarë të përmbytur, më pas vjen Njësia Administrative 'Dajç' 40 hektarë tokë bujqësore. Kritike është situata edhe në rrugën e Obotit, ku ka një prezencë uji me 80 cm. Kjo prezencë uji është rritur me gati 15 cm.
Në vendin e quajtur Urrelat e Shirqi , rruga Shirq-Darragjat ka prezencë uji në rrugë 70 cm, ndërsa për momentin rruga është e pakalueshme me mjete dhe ka një rritje të nivelit prej 40 cm. Grupet e Emergjencave Civile të Bashkisë Shkodër janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës.
Po ashtu, rritje të niveleve të ujit ka dhe në lumej e liqene. Niveli i lumit Drin shënon kuotën 6.30 m, e rritur me 20 cm. Kuota maksimale është 7.50 m. Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shënon 8.50 metra me një rritje prej 5 cm, ku kuota maksimale është 8.70 m.