Moti i mirë rikthen gomonet në Kanalin Anglez, 308 emigrantë mbërritën sot në Angli

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 22.01.2023, 18:45

Të paktën 380 persona kanë kaluar sot Kanalin Anglez me 10 gomone, raportojnë mediat angleze.

Sipas GB News, disa gomone të tjera të vogla raportohet se janë nisur këtë mëngjes, por nuk kanë arritur ende në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.

Moti i keq i vazhdueshëm ka penguar kryesisht gomonet të bëjnë udhëtimin e rrezikshëm në numër të konsiderueshëm për më shumë se një muaj. Një përmirësin i motit të shtunën vonë i lejoi bandat kriminale të kontrabandës në Francë të largonin gomonet nga plazhet rreth Gravelines, afër Dunkirk.

Një burim i GB News tha se gomonia e parë hyri në ujë në Gravelines rreth orës 19:30 të së shtunës. Kjo gomone arriti në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar dhe pasagjerët në bord u morën nga Forcat Kufitare të Mbretërisë së Bashkuar rreth mesnatës. Anija Vullnetare e Forcave Kufitare mori grupin e parë prej rreth 40 personash në qendrën e përpunimit në Dover, duke mbërritur pak pas orës 1 të mëngjesit.

Ata ishin emigrantët e parë që kaluan Kanalin që nga e marta e kaluar, kur 106 persona u hoqën nga dy varka të vogla në ujërat e Mbretërisë së Bashkuar.

Autoritetet janë të përgatitura për mundësinë që mijëra njerëz mund të tentojnë kalimin në ditët në vijim, pasi moti më i qetë pritet të zgjasë deri të mërkurën.

Në mëngjes herët, disa gomone të tjera u kapën dhe pasagjerët e tyre u futën në anijet britanike.

Vitin e kaluar, një numër rekord prej 45,756 emigrantësh kaluan Kanalin Anglez. Zyrtarët e Home Office po planifikojnë mundësinë e dyfishimit të këtij numri këtë vit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit