Rritet dhuna në familje, vitin e fundit kërkuan ndihmë 2400 gra më shumë

Shkruar nga: A Koci | Publikuar më: 22.01.2023, 16:57

Gratë në Shqipëri po dhunohen çdo ditë e më shumë. Trimëria e burrave po tregohet masivisht ndaj një nëne, ndaj një gruaje, ndaj një motre, ndaj një bije. Pak kanë guximin të denoncojnë në polici për shkak të frikës, turpit apo edhe për shkak të dashurisë.

E megjithatë, numri i dhunës në familje vijon rritet edhe në shifra zyrtare. Krahasuar me vitin 2021, në vitin 2022 janë dhunuar 2400 gra më shumë. Rritet dhuna në familje. Të dhënat e Policisë së Shtetit tregojnë se numri i rasteve të denoncuara gjatë vitit 2022 është më i lartë se në vitin 2021.

Për 2205 gra dhe vajza që kanë denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tyre, janë lëshuar urdhra të menjëhershëm mbrojtje. Në shumë raste "Urdhëri i Mbrojtjes" është një copë letër, pasi shumë gra janë dhunuar sërish. Ato jetojnë në të njejtën banesë me dhunuesin dhe bien sërish pre e kërcënimeve. Gjatë vitit që lam pas, ndodhën 10 vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

Ndonëse u lobua me të madhe se burrat dhunues do të lirjnë banesën nëse dëmtojnë gratë, nënat, vajzat apo bijat e tyre, kjo nismë duket se nuk ka funksionuar. Dhunuesi dhe e dhunuara jetojnë në një çati. Përtej të grave një pasojë po aq e rëndë kalon edhe tek fëmijët. Përgjatë vitit 2022 të dëmtuar nga dhuna të ndodhura në familje, janë 266 fëmijë, 109 prej të cilëve janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit