Ky është i riu Arlind Kelmendi që vdiq tragjikisht tek Tranziti në Prizren

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.01.2023, 14:57

Sot u raportua për një aksident me fatalitet që ndodhi në mëngjes, te ura në Tranzitin e Vjetër në Prizren, ku një i ri dyshohet se humbi jetën teksa ishte në veturë bashkë me një mik.

Ky i fundit që ishte shofer, dyshohet se e humbi kontrollin mbi veturë dhe fatkeqësisht shoku i tij nuk arriti të mbijetojë i riu që vdiq është Arlind Kelmendi, i cili ishte bllokuar në veturë dhe u nxor nga vetura me ndihmën e Zjarrfikësve.

Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi i mjekëve që ka dalë në vendin e ngjarjes, bashkë me njësitet tjera.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia në Prizren, me ç’rast kanë bërë me dije se aksidenti u shkaktua pasi shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi veturë dhe për pasojë ka përfunduar jashtë rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme, ndërsa për rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit