Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Qytetarë të shumtë kanë raportuar për JOQ ALBANIA se në kryqëzimin e Unazës pranë Myslym Shyrit, një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një kioskë në trotuar.
Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se në automjet ishin dy femra.
Efektivët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje por ende nuk dihen rrethanat e këtij aksidenti të frikshëm dhe nëse ka të lënduar.