Dy vajza në Ferizaj bien nga kati i katërt, njëra vdes

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 22.01.2023, 00:05

Rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të , i një objekti banesor.

Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor ( në gjendje të rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka bërë të ditur se vajza e moshës 15-vjeçare pas lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. Ai gjithashtu ka treguar se me rastin janë duke u marrë hetuesit dhe krimteknikët rajonal.

“Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetë, kjo e konfirmuar nga mjekët , ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18 vjeçare. Policia Rajonale e Ferizajt ,hetuesit dhe krim teknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”, ka përfunduar Veseli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit