4.5 tonë kokainë u kapën në Spanjë, mediat: I përkiste mafias shqiptare

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.01.2023, 23:27

Ditën e djeshme një anije mallrash në të cilën ishin ngarkuar 4.5 tonë kokainë, me vlerë rreth 180 milionë euro u kap nga autoritetet spanjolle në brigjet e Ishujve Kanarie.

Në mes të Oqeanit Atlantik dhe pak larg nga ishujt Kanarie, në një anije mallrash u zbulua ngarkesa e ngarkuar në portin brazilian të Santos. Mediat spanjolle kanë zbuluar se ngarkesa prej 4.5 tonë kokaine ishte në pronësi të një prej celulave të mafies shqiptare që është e vendosur në shtetin e Amerikës së Jugut dhe në provincën e Pontevedra.

Në këtë operacion janë arrestuar 15 anëtarët e ekuipazhit të anijes, dy prej tyre shqiptarë dhe pjesa tjetër pakistaneze.

Anija në fjalë ishte rreth 100 metra e gjatë dhe mbante flamurin e shtetit afrikan të Togos. Ajo që ngriti dyshimet e autoriteteve ishte fakti se ekuipazhi kishte deklaruar se transportonte 200 tonë kafe, një sasi shumë më e vogël nga kapaciteti i anijes që ishte 3000 tonë.

Operacioni u kodua “Blume” dhe është në vijimësi të disa operacioneve të tjera të autoriteteve spanjolle me qëllim goditjen e të ashtuquajturës “rruga Atlantike” e kokainës. Kjo rrugë njihet për transportin e lëndës narkotike me anë të anijeve tregtare apo të peshkimit, nga Amerika Jugore nëpërmjet Atlantikut e që destinacion kanë kontinentin Europian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit