Gjatë gjithë ditës së sotme, në Rrugën e Arbrit ka patur problematika dhe bllokime disa orëshe për shkak të reshjeve të dëborës por jo vetëm.
Prej më shumë se 5 orësh, rreth 200 automjete mbetën të bllokuara në Qafën e Murrizit.
Gjatë mbrëmjes, bllokimi filloi të lehtësohej por borëpastrueset që supozohet të pastrojnë rrugën për automjetet e bllokuan edhe më tepër.
Një qytetar ka treguar për JOQ ALBANIA, se borëpastrueset pa zinxhir bllokuan edhe më tepër rrugën, duke vështirësuar kalimin e automjeteve të tjera.
Edhe në pamjet e mëposhtme, mund të shihni se si borëpastruesja ka mbetur në rrugë ndërsa punëtorët heqin borën me lopata.