Fiskalizimi, gropa thithëse që ha para/ Pas 15 milionë eurove, AKSHI harxhon edhe 7 milionë euro të tjera për mirëmbajtje

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.01.2023, 21:26

Procesi i fiskalizimit po rezulton me një kosto tepër të lartë për xhepat e taksapaguesëve shqiptarë. U desh të paguheshin rreth 15 milionë euro fare pak vite më parë për krijimin e këtij sistemi, ndërsa tani duhen edhe 7 milionë euro të tjera për ta mirëmbajtur.

Por mos mendoni se pas këtyre 7 milionë eurove nuk do të ketë më shpenzime të tjera. Themi kështu pasi periudha e mirëmbajtjes është vetëm 2 vjet. Pra këto 7 milionë euro do të nevojiten vetëm për dy vjet, më pas do fillojnë miliona të tjera të dalin nga buxheti i shtetit.

Fituese është shpallur përsëri e njëjta kompani që fitoi edhe tenderin e parë, ish-JEHONA SOFTWARE. Kjo kompani tashmë ka ndryshuar emrin dhe quhet PRIMUS ALBANIA, në pronësi të grupit kroat PRIMUS ADRIATIC d.o.o. dhe administrohet nga Hrvoje Cabrajic.

Ky i fundit është përmendur shpesh nga mediat si i lidhur me skandale të rënda në Kroaci si dhe për lidhjet e tij me Ramën. Duket se Mirlinda Karçanaj e ka “bekuar” përsëri kompaninë e tij duke i dhënë edhe 7 milionë euro të tjera për mirëmbajtje.

Më konkretisht procedura mban numrin e referencës REF-47789-10-28-2022 dhe ka si objekt “Mirëmbajtja e Modulit të Menaxhimit të Kontrollit të Faturimit- për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve”.

Fondi limit i tenderit është 769,096,421 lekë të reja pa TVSH ose gati 7.9 milionë euro me TVSH. Fituesi që përmendëm më lart ka garuar në bashkëpunim me firmën tjetër HORIZON shpk në pronësi të Thodhori Dukshi dhe Telemak Qiriazati dhe ka ofruar shifrën 705,428,160 lekë të reja pa TVSH ose gati 7 milionë euro. Kjo shifër fituese është sa 92% e fondit limit të tenderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit