Tentuan t’i vidhnin shtëpinë/ Italiani i qepet këmba-këmbës shqiptarit me Audi derisa arrestohet

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 23.01.2023, 17:23

Karabinierët e Paderno Dugnano kanë arrestuar një 43-vjeçar shqiptar për tentativë grabitje. Mediat italiane raportojnë se mbrëmjen e së shtunës, 21 janar, një 33-vjeçar nga Limbiate, teksa ishte në shoqërinë e disa miqve, kuptoi nëpërmjet sistemit të alarmit që e kishte lidhur me celularin se disa persona të panjohur sapo kishin hyrë në shtëpinë e tij.

Kështu ai ka kontaktuar me policinë dhe ndërkohë me dy miqtë e tij, një 35-vjeçar dhe një 46-vjeçar, është nisur me shpejtësi drejtë shtëpisë.

Me të mbërritur ata panë 4 grabitës, dy prej të cilëve ishin brenda një magazine afër shtëpisë, të cilët u larguan menjëherë me një Audi RS5 coupé. 33-vjeçari, i cili nuk kishte zbritur ende nga makina, ka tentuar të parandalojë arratisjen duke qëndruar para automjetit të kriminelëve, të cilët bënë mbrapsht dhe me shpejtësi goditën makinën e pronarit, duke ikur në drejtim të Paderno Dugnano.

Por pronari nuk ndaloi dhe vijoji t’i ndiqte grabitësit. Katër grabitësit kanë ndaluar makinën dhe janë larguar në këmbë, ndërsa nga pas i ndiqte pronari i shtëpisë dhe disa policë.

Karabinierët mundën të arrestonin një nga kriminelët, i identifikuar si një 43-vjeçar shqiptar pa vendbanim të qëndrueshëm në Itali, i dënuar për krime kundër pronës. Hetimet e mëvonshme bënë të mundur të konstatohej se Audi, targat origjinale zvicerane të të cilit u gjetën në bagazh, u zbulua se ishte vjedhur në Segrate.

Sekuestrimi

Brenda Audi-t të sekuestruar u gjetën materiale të ndryshme, duke përfshirë pajisje të vogla shtëpiake, bizhuteri dhe orë me vlerë, si dhe mjete të shumta vjedhjeje, radio dhe një thikë me teh 17 centimetra. 43-vjeçari u arrestua për tentativë grabitjeje, si dhe u referua për marrjen e mallrave të vjedhura, mbajtje pa leje të thikës dhe shkelje të rregullave të emigracionit. Gjithashtu, pas një kontrolli personal, atij iu gjetën 2060 euro.

Po vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve dhe identifikimin e pronarëve legjitimë të mallrave që iu gjetën në makinë. I arrestuari është shoqëruar nga karabinierët për në burgun e Monzës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit