U përpoq të vriste dy karabinierë/ Shqiptari në arrati shpallet i pafajshëm, por është në kërkim edhe për 35 vjet (EMRI)

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 21.01.2023, 18:28

I akuzuar 11 vite më parë për trantativën e vrasjes së dy karabinierëve, rezistencën e rëndë dhe grabitje, 39-vjeçari shqiptar Jorgen Leka mbetet ende i pagjurmueshëm për policinë italiane.

Për këtë shkak, autoritetet italiane kanë vendosur ta shpallin të pafajshëm me qëllimin se kështu do të shfaqet.

Gjithsesi, dosja mbetet e “ngrirë” për 35 vitet e ardhshme, siç e parashikon reforma e Kartabisë për tentativë vrasjeje. Kjo do të thotë që, në rast se hajduti shqiptar zbulohet deri në vitin 2058, gjyqi ndaj tij do të rihapet dhe do të mbahet përpara Gjykatës së Veronës.

Për këtë arsye është urdhëruar “që policia gjyqësore të kërkojë të akuzuarin deri më 21 shtator 2058”. Domethënë, derisa Leka, i cili sot është 39 vjeç, të mbushë 74 vjeç, do të mbetet në kërkim.

NGJARJA

Një arratisje filmike, e cila zgjati rreth tridhjetë kilometra dhe kulmoi me plagosjen e rëndë të dy karabinierëve alarmoi policinë italiane.

Alarmi ra atë të shtunë rreth orës 16:00, kur një oficer vuri re një makinë të dyshimtë në Pescantina në të cilën udhëtonin tre persona. Ai paralajmëroi kolegët e tij dhe pas pak minutash në vendngjarje u dërguan patrullat e Armatës. Në via Pascoli, të arratisurit gjetën rrugën e bllokuar dhe kaluan përmes postobllokut duke përplasur dy karabinierët.

Ikja e tyre ka vazhduar për disa qindra metra, më pas kanë zbritur nga makina dhe kanë ikur në këmbë nëpër fusha. Bashkëpunëtorët Aleksandër Tuci dhe Islam Shehu u bllokuan, ndërsa Leka humbi gjurmët e tij

Në makinën e vjedhur të hajdutëve, u gjetën vare, kazma, telekomandë: mjete që çuan në mendimin se kishim të bënim me një bandë të specializuar në vjedhjet e banesave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit