EMRAT/ Sulmohet me thikë 38-vjeçari në Durrës dhe përfundon në spital, kapet autori

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 21.01.2023, 17:53

Një plagosje me thikë është shënuar mbrëmjen e sotme në Durrës. Policia njofton se një 51-vjeçar ka plagosur me thikë 38-vjeçarin Gazmir Gjuzi, i fundit ky që ndodhet në spital dhe ende nuk dihet gjendja shëndetësore e tij.

Autori Ardian Lupi është arrestuar pak minuta pas sulmit.

Rreth orës 16;30, në vendin e quajtur “Stacioni i trenit”, në lagjen nr. 4 Durrës, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, midis shtetasit G. Gj., 38 vjeç dhe shtetasit A. L., 51 vjeç, është plagosur me mjet prerës (thikë), 38-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, shtetasin A. L”, njofton policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit