Ekzekutimi i trafikantit të drogës në Greqi/ Arrestohet shqiptari që dyshohet se e vrau (NGJARJA)

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 21.01.2023, 16:53

Një person me origjinë shqiptare është ndaluar dhe kontrolluar prej disaorësh nga Drejtoria e Sigurimit të Kalamatës për rastin e vrasjes së 47-vjeçarit në Greqi, i njohur me nofkën “Amerikani”.

Oficerët e policisë identifikuan të riun dhe e dërguan në komisariat, pas informacioneve se ai është një nga dy autorët e atentatit vrasës në qendër të qytetit Messinian.

Sipas informacioneve të zougla.gr, identifikimi i tij është bërë vetëm pak orë pas ekzekutimit të 47-vjeçarit. Gjatë gjithë natës, punonjësit e policisë së Drejtorisë së Policisë së Kalamatës kanë arrestuar të dyshuar ndërsa kanë biseduar edhe me persona që mund t'u kenë dhënë informacione për ekzekutimin.

Në të njëjtën kohë, ata kontrolluan edhe shtëpitë ku menduan se autorët -e sulmit mund të gjenin strehë.

Ngjarja

Mesditën e 20 janarit një përplasje e armatosur u shënua në kryqëzimin e rrugëve Hydra dhe Solonos, në qendër të Kalamatës.

Mediat greke raportuan se dy persona të panjohur kanë qëlluar mbi një burrë që lëvizte me motor. I plagosuri u transportua me urgjencë në spitalin e Kalamatës, ku edhe ndërroi jetë pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.

Viktima është një 47-vjeçar i akuzuar më parë për trafik droge dhe i njohur për autoritetet. Duhet theksuar se skenari më i mundshëm që po shqyrton policia është shlyerja e hesapeve.

Në vazhdën e hetimeve të policisë, autorët suket se kanë zbatur skenar të njejtë me vrasjet në Shqipëri ku makina nga ku kryhet ekzekutimi braktiset dhe autorët largohen me një tjetër mjet. Sepse edhe në këtë rast makina e autorëve u gjet dhjetë minuta larg vendit të ngjarjes. Nga kontrolli fillestar, u kuptua se makina ishte e vjedhur, por autorët e kanë braktisur dhe janë larguar me një mjet tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Djali tek Sheshi Skënderbej
    I pari në listë është i riu, që në daljen e tij në sheshin Skënderbej, në fillim të vitit, vendosi që të gëzonte një vajzë të mitur, të pastrehë, që po shijonte vetëm nga jashtë lodrat që ishin vendosur në qendër të Tiranës. Teksa ai e pa, që ajo nuk kishte mundësi ekonomike për të hipur në karusel, e mori dhe bashkë me të shijuan një xhiro.
    Qytetari nga Kavaja
    Kandidati i dytë është djali nga Kavaja që vendosi t’i hapte derën e shtëpisë Gabrielit, të riut që flinte në rrugët e Tiranës, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ishte i vetëm, pasi nuk kishte familje dhe qytetari nga Kavaja vendosi që ta strehonte në banesën e tij.
    I riu zemërgjerë
    Kandidati i tretë, është i riu nga Tirana, i cili ndaloi makinën në mes të rrugës, në një kohë me shi dhe zbriti nga automjeti për t’i dhënë një palë këpucë dhe një xhup një të moshuare, që po lypte tek makinat, që kishin mbetur në trafik. Ai u kujdes personalisht që ajo t’i vishte ato që i dhuroi dhe më pas u largua.
    Djali që ndihmoi të moshuarin
    Kandidati i katërt, është një tjetër i ri, i cili po ashtu ndaloi makinën në rrugë për të ndihmuar një të moshuar që i ishte prishur biçikleta. Ai bëri aq sa mundi, që i moshuari të rregullonte biçikletën dhe më pas të largohej drejt banesës së tij.
    Greis dhe Rakel
    Në vendin e pestë kemi motër e vëlla, Greisin dhe Rakelin, dy të vegjëlit, që detyruan nënën e tyre të ndalonte makinën për t'i dhënë disa të holla një djali të mitur që po lypte në rrugë. I mituri kishte në krahë një fëmjë të vogël dhe kjo preku më shumë motër e vëlla. Ata i lëshuan disa të holla bashkëmoshatarit të tyre dhe më pas u larguan me të ëmën.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit