Kishin 4 kg heroinë në makinë, arrestohen dhe dënohen tre shqiptarë në Francë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.01.2023, 15:20

Një gjykatë franceze ka dënuar 3 shqiptarë të akuzuar për trafikim droge. Arrestimi i tyre u krye në nëntor të viti të kaluar pas një hetimi disa mujor, pasi policia ishte duke ndjekur një nga anëtarët, teksa dënimi erdhi dje.

Shqiptarët janë kapur me 4 kg heroinë dhe 1 kg kokainë në makinë, duke ardhur nga Rotendami, ndërsa gjatë kontrollit fizik të shtëpitë e të dyshuarve u gjetën dhe sekuestruan sasi të ndryshme droge. Në seancë të tre kanë mohuar akuzat për kultivim droge, por gjykata franceze ka dënuar organizatorin me 8 vite burg, ndërsa njëri nga bashkëpunëtorët me 5 vite burg dhe tjetrin me 2 vite.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit